LSDM: Ivanov menjëherë të ndalojë të jep hapësirë për dhunë, të i’a jep mandatin Zaevit

Maqedonia

LSDM: Ivanov menjëherë të ndalojë të jep hapësirë për dhunë, të i’a jep mandatin Zaevit

Më: 8 mars 2017 Në ora: 08:59
Gjorge Ivanov

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka vazhduar që të kërkojë mandatin nga kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov duke i bërë gjithashtu thirrje që të ndalojë me fjalorin e urrejtjes që lë hapësirë për dhunë, thuhet në reagim.

”Shumica e qytetarëve të Maqedonisë votuan për jetë me vlerë, për vende të reja pune, për paratë që do t’i kthehen njerëzve dhe për arsim ku mbisundon vlera. Kjo pritet nga qeveria e re që do ta udhëheq LSDM-ja. Ivanov të mendojë më shumë dhe të debllokoj proceset demokratike në vend dhe të lejojë që të transferohet pushteti pa dhunë dhe pa keqpërdorime.” thonë nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat