LSDM-ja përsëri i bëri thirrje Ivanovit t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë

Maqedonia

LSDM-ja përsëri i bëri thirrje Ivanovit t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë

Më: 8 mars 2017 Në ora: 14:01
Selia e LSDM-së

LSDM-ja sot përmes një kumtese sërish i bëri thirrje presidentit Gjorge Ivanov të mos e shkel kushtetutën dhe t’ia jap mandatin për formimin e Qeverisë së re.

“Gjorge Ivanov të ndalë së shkeluri Kushtetutën dhe të lë hapësirë për gënjeshtra nga propaganda dhe për dhunë. Ivanov është i obliguar menjëherë t’ia dorëzojë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

LSDM thekson se shumica e qytetarëve kanë votuar për jetë cilësore, vende të reja pune, arsim më të mirë, shëndetësi dhe kulturë dhe se këto do të jenë prioritetet e qeverisë së re.

“Maqedonia, siç u zotuam edhe në Planin për jetesë, do të jetë një shoqëri, e qytetarëve të barbartë, në të cilën asnjë bashkësi nuk do të margjinalizohet, e as privilegjohet. Hapi i mundshëm i vetëm i ardhshëm është zhbllokimi i proceseve demokratike dhe transferim i qetë i pushtetit”, thekson LSDM-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat