OBRM-PDUKM: LSDM-ja e fsheh marrëveshjen për shkak se ka elemente kundër interesave kombëtare

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja e fsheh marrëveshjen për shkak se ka elemente kundër interesave kombëtare

Më: 8 mars 2017 Në ora: 17:59
OBRM-PDUKM

Në reagim ndaj deklaratës së nënkryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, OBRM-PDUKM-ja njofton se pranimi i platformës nga Tirana nga ana e LSDM-së paraqet tensione serioze mes qytetarëve, duke përfshirë edhe anëtarët dhe votuesit e LSDM-së të cilët ndihen të mashtruar.

“Populli është i meçur dhe e kupton se Sheqerinska dhe LSDM-ja po e fshehin marrëveshjen për shkak se ajo përmban elemente të cilat janë në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kombëtare. Asnjë deklaratë boshe e Sheqerinskës nuk do ta ulë shqetësimin tek qytetarët për të ardhmen e Maqedonisë. Sheqerinska edhe sot e bëri atë që e din më mirë dhe e praktikon për dy dekata e gjysë, të manipulojë opinionin për interesa politike”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat