“Gazetarë pa kufij” dënon sulmin e gazetarëve në Maqedoni

Maqedonia

“Gazetarë pa kufij” dënon sulmin e gazetarëve në Maqedoni

Më: 8 mars 2017 Në ora: 21:16
Ilustrim

Organizata “Gazetarë pa kufij” ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve në Maqedoni në protestat në Shkup dhe qytetet tjera, duke kërkuar nga pushteti të zbardh dhunën. Ata thonë se trazirat janë bërë nga kriza tremujore politike, e cila sipas tyre ka krijuar klimë negative për lirinë e mediava.

“Shumë gazetarë thonë se janë sulmuar gjatë kohës së protestave nga mbështetësit e partsië OBRM-PDUKM, e cila ka qeverisur një dekadë. Ajo mori më shumë vende të deputetëve në zgjedhjet e fundit në dhjetor, por jo edhe shumicë absolute. Para dhjetë ditëve OBRM-PDUKM-ja ju bëri thirrje mbështetësve të saj të dalin në rrugë dhe të pengojnë LSDM-në të formojë qeveri me partitë që përfaqësojnë shumicën nga shqiotarlt”, shkruajnë nga organizata “Gazetarë pa kufij”.

Nga kjo organizatë përmendin rastet e gazetarëve të A1on, Aleksandër Todevski dhe Vlladimir Zhelçevski, të cilët ishin sulmuar gjatë kohës së protestave kundër formimit të qeverisë nga ana e LSDM-së, pastaj Ana Petrusheva nga BIRN, që të dhënat personale u shpallën në Twitter, si dhe Borjan Jovanovski nga Nova TV i cili u ofendua dhe pështy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat