Mehmeti: Në Maqedoni ka standarde të dyfishta

Maqedonia

Mehmeti: Në Maqedoni ka standarde të dyfishta

Më: 9 mars 2017 Në ora: 11:21
Ish-zyrtarja e BDI-së dhe deputetja e kësaj partie, Ermira Mehmeti

Ish-zyrtarja e BDI-së dhe deputetja e kësaj partie, Ermira Mehmeti ka reaguar ndaj situatës aktuale në Maqedoni.

Mehmeti ka reaguar për propozim ligjin për gjuhën shqipe, për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe për përdorimin e klerikëve fetarë kundër dygjuhësisë në Maqedoni.

”Hidhërohen kur shteti fqinj ua mohon të drejtën e emrit, ndërkaq bashkëqytetarëve të tyre ua mohon të drejtën e përdorimit të gjuhës.

Hidhërohen kur një shteti tjetër fqinj ua mohon të drejtën si shtet amë që të kujdesen për përfaqësuesit e popullit të tyre nëpërmjet kufirit, ndërkaq protestojnë pse shteti amë i bashkëqytetarëve të tyre kujdeset për të drejtat e tyre.

Hidhërohen kur një shtet i tretë fqinj u përzihet në çështjet autoqefale dhe identitare, ndërkaq vet i detyrojnë klerikët të përzihen në politikë dhe të udhëheqin protesta shoviniste kundër bashkëqytetarëve të tyre.” këtë qëndrim Mehmeti kërkon që mos ta klasifikojnë si qëndrim nacionalist por si ilustrim në disa çështje politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat