Zaev: Protestat janë për të ndarë qytetarët, jo për t’i bashkuar

Maqedonia

Zaev: Protestat janë për të ndarë qytetarët, jo për t’i bashkuar

Më: 9 mars 2017 Në ora: 21:13
Kryetari i LSDM, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev, gjatë emisionit “Rruga drejt” ka folur rreth shumë çështjeve në vend. Ai tha se qëndrimet e OBRM-PDUKM-së rreth formimit të qeverisë së re nga LSDM-ja janë për të shpëtuar kryesinë e saj, siç i quajti kriminele.

I pyetur se cili lufton për Maqedoni të bashkuar iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” apo LSDM-ja, Zaev tha se nuk mund të luftoni për Maqedoni të përbashkët dhe të bëni thirrje për Maqedoni të pastër. Sipas tij, kjo thirrje nuk është për një Maqedoni e cila do të jetë e gjithë qytetarëve.

Ai ju bëri thirrje të gjithë aktorëve politik të veprojnë me mençuri dhe t’i largojnë të gjitha paragjykimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat