Misioni i SHBA-së në OSBE: Jemi të zhgënjyer nga Ivanovi, kërkojmë ta shqyrtoj vendimin

Maqedonia

Misioni i SHBA-së në OSBE: Jemi të zhgënjyer nga Ivanovi, kërkojmë ta shqyrtoj vendimin

Më: 10 mars 2017 Në ora: 07:35
Kejt Bërns

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyer që presidenti Ivanov refuzoi t’u ofroj mundësi për të formuar qeverinë e re përfaqësuesit që kanë shumicë të qartë parlamentare dhe kërkon prej tij të shqyrtoj vendimin, thuhet në kumtesën nga fjalimi i shefes së Misionit të SHBA-së në OSBE, Kejt Bërns lidhur me situatën politike në Maqedoni.

“Bashkë me aleatët tanë në NATO dhe partnerët nga BE, SHBA-ja me kujdes ndjek procesin e formimit të Qeverisë në Maqedoni, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyer që presidenti Ivanov refuzoi t’u ofroj mundësi për të formuar qeverinë e re përfaqësuesit që kanë shumicë të qartë parlamentare. Ne konsiderojmë se ky vendim nuk është përputhje me angazhimet e OSBE-së, parimet elementare demokratike dhe sundimin e të së drejtës, që janë vlera elementare të kësaj organizate”, thuhet në njoftimin e Misionit të SHBA-së në OSBE.

Si partner strategjik dhe miq të Maqedonisë si dhe me respektimin e plotë të sovranitetit dhe bashkimit, thuhet më tej në njoftim, Misioni i SHBA-së në OSBE kërkon nga presidenti Ivanov të rishqyrtoj vendimin e tij.

“Ne, gjithashtu i bëjmë thirrje Qeverisë, liderët politik dhe partitë të përmbahen nga sulmet ndaj organizatat nga shoqëria civile dhe të ndihmojnë që të sigurohen kushte dhe mbështetje për votat e pavarura dhe institucionet të kryejnë punën e vet. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje fqinjëve të Maqedonisë të tregojnë maturi dhe të jenë më konstruktiv në këtë moment të ndjeshëm politik në Maqedoni”, nënvizojnë nga Misioni i SHBA-së në organizatën ndërkombëtare.

SHBA bën thirrje të gjitha palëve që t’i vendosin interesat e Maqedonisë dhe qytetarët para çdo gjëje tjetër, të punojnë në mënyrë konstruktive dhe për zbatimin e plotë të gjithë obligimeve nga Marrëveshja e Përzhinës.

Zgjidhja e krizës politike, thuhet më tej në njoftim, mund të bëhet vetëm përmes respektimit të ligjeve të RM-së dhe obligimeve ndërkombëtare dhe respektimin e vullnetit të popullit që u shpreh lirshëm në proceset demokratike dhe në bazë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit dhe në frymën e inkluzivitetit dhe bashkëpunimit ndëretnike.

Deklarata e Bërns vjen njëkohësisht me vizitën e sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier në Maqedoni dhe takimet e tij me krerët politik dhe shtetëror në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat