Takim afarist me sipërmarrësit e kompanive nga rajoni i Prilepit sot do të realizohet në hotelin "Kristal Pallas" në Prilep, në organizim të Konfederatës së biznesit të Maqedonisë.
Në takim, sipërmarrësit nga Konfederata e biznesit do t'i dëgjojnë problemet dhe pritjet e komunitetit afarist pas çka bashkarisht do t'i vendosin prioritetet dhe do t'i gjejnë zgjidhjet për klimë më të mirë afariste. Do të bisedohet edhe për porpozim-politika për tejkalimin e problemeve me të cilat përballen ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
Pritet prani e sipërmarrësve dhe përfaqësuesve të kompanive nga rajoni.