Kryetari i BE-së i përgjigjet Ivanovit: Formojeni Qeverinë dhe zgjidheni krizën!

Maqedonia

Kryetari i BE-së i përgjigjet Ivanovit: Formojeni Qeverinë dhe zgjidheni krizën!

Më: 11 mars 2017 Në ora: 10:16
Kryetari i BE-së, Donald Tusk

Pas një pauze të gjatë liderët e BE-së në Bruksel u janë drejtuar Ballkanit dhe Maqedonisë. Maqedonia ishte një nga pikat e diskutimit të liderëve të enjten në mbrëmje, për shkak të krizës së pafund politike. Pas mesazhit të shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, gjatë vizitës në Shkup, e cila tha të mos luhet me zjarr, kanë qëndruar të gjithë liderët e BE-së.

Kryetari i BE-së, polaku Donald Tusk (të cilit në këtë samit ju vazhdua mandatë për kryesim të BE-së edhe për 2,5 vite), pranoi letrën e Gjorge Ivanovit, ndërsa përgjigjja e tij ishte sikur e një zëdhënësi se qëndrimet e BE-së nuk ndryshojnë.

Burime diplomatike në Bruksel thonë se Maqedoni duhet të formojë qeveri reformiste dhe të dalë nga kriza aktuale, e cila nuk çon askund dhe është e dëmshme për shtetin.

“Gjithë liderët pajtohen se Deklarata shqiptare ka komplikuar procesin e formimit të qeverisë, por BE-ja nuk ka për qëllim të ndërhyjë në gjykimin e kësaj deklarate, për shkak se partitë maqedonase janë ata që duhet t’i zgjidhin problemet e tyre”. Por përderisa situata nuk zgjidhet, BE-ja nuk ka për qëllim të ulet duarkryq. BE ka në disponim instrumentet për presion, para se gjithash është presioni financiar që BE po i’a jep Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat