Aleanca për Shqiptarët komenton programin qeveritar të LSDM-së

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët komenton programin qeveritar të LSDM-së

Më: 11 mars 2017 Në ora: 14:35
Aleanca për Shqiptarët

Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” përmes një komunikate ka komentuar programin qeveritar që gjatë ditës së djeshme e prezantoi LSDM-ja. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se është e rëndësishme të zbatohet vullneti i shumicës së elektoratit, që sipas tyre, u shprehën për ndryshime rrënjësore.

“Është e rëndësishme që të zbatohet vullneti i shumicës së elektoratit, i cili në mënyrë të qartë u shpreh se është i interesuar për ndryshime rrënjësore dhe për një qasje të re në drejtim të barazisë së plotë, progresit shoqërorë dhe synimeve strategjike siç janë integrimi në BE dhe NATO. Sa i përket 15 parimeve prioritare që shpalosi LSDM, Aleanca për shqiptarët vlerëson se partitë politike shqiptare në Programin e zgjeruar qeveritar do të jenë vigjilente që të përfshijnë të gjitha pikat me interes të lartë kombëtar dhe qytetar”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat