LSDM: Ivanovi ta jep mandatin, nuk mund për shkak të OBRM-PDUKM-së të mos ketë qeveri

Maqedonia

LSDM: Ivanovi ta jep mandatin, nuk mund për shkak të OBRM-PDUKM-së të mos ketë qeveri

Më: 11 mars 2017 Në ora: 15:47
LSDM

LSDM-ja përsëri i ka bërë thirrje presidentit të shtetit ta ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re. Nga LSDM thonë se nuk mund për shkak të krimeve të OBRM-PDUKM-së të mos kemi qeveri.

“OBRM-PDUKM-ja është një peshk jashtë ujit. Kriminelët nga rerthi i tyre largohen nga vendi. Udhëheqësia është e frikësuar nga përgjegjësia për pasuri të kriminalizuar, për shkak se e shohin fundin. Janë kuptuar gënjeshtrat e tyre. Tani qytetarët e kanë para tyre programin për qeverinë e re me masa për nevojat e tyre dhe të garantuar unitaritetin e shtetit sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Këtu, i vetmi i cili e shkel Kushtetutën është Gjorge ivanov, i cili e ka detyrim që menjëherë ta jep mandatin kryetarit Zoran Zaev, i cili ka siguruar 67 nënshkrime për formimin e qeverisë së re”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat