LSDM: Ndryshimet demokratike janë shpëtim për Maqedoninë, Gruevski duhet të largohet

Maqedonia

LSDM: Ndryshimet demokratike janë shpëtim për Maqedoninë, Gruevski duhet të largohet

Më: 11 mars 2017 Në ora: 19:00
LSDM

LSDM-ja përmes një komunikate ka reaguar ndaj intervistës së kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i cili tha se nëse LSDM-ja formon qeveri me partitë shqiptare, do të ishte fundi i Maqedonisë.

“Programi i qeverisë së re e garanton unitaritetin e shtetit dhe të mirën për qytetarët. Qytetarët e dijnë se Nikolla Guevski po e shkatërron shtetin dhe tani po tenton ta mbrojë pasurinë e tij kriminele dhe të shpëtojë nga përgjegjësia. Shumica e qytetarëve i thanë jo krimit dhe regjimit dhe kërkuan ndryshime. Gruevski duhet të largohet”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat