Gërçeva: As OBRM-PDUKM-ja, as LSDM-ja nuk është dashur të bisedojnë për Deklaratën

Maqedonia

Gërçeva: As OBRM-PDUKM-ja, as LSDM-ja nuk është dashur të bisedojnë për Deklaratën

Më: 11 mars 2017 Në ora: 21:04
Ish deputetja në Kuvendin e Maqedonisë, Sollza Gërçeva

Ish deputetja në Kuvendin e Maqedonisë, Sollza Gërçeva, mbrëmë në një emsion debativ deklaroi se edhe OBRM-PDUKM-ja edhe LSDM-ja nuk është dashur që aspal të bisedojnë për Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, por sipas saj është dashur menjëherë ta hudhin poshtë.

“Mendoj se partitë maqedonase nuk është dashur fare të futen në bisedime me kërcënime të tilla. Nuk është dashur të lejojnë bisedime rreth pikave të asaj Deklarate. Për fat të keq, duke vrapuar pas pushtetit të dy palët po bëjnë lëshime që nuk duhet t’i kishin bërë”, tha Gërçeva.

Sipas saj, pas zgjedhjeve që u mbajtën në dhjetor, nuk zgjodhën asgjë përkundrazi thelluan edhe më shumë krizën në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat