Manevski: Vendimi për arrest të Koçan është kundërligjor

Maqedonia

Manevski: Vendimi për arrest të Koçan është kundërligjor

Më: 12 mars 2017 Në ora: 15:36
Mihajllo Manevski

“Gjykatësja Gordana Spiroska, si kryetare Këshillit në Gjykatën Themelore – Shkupi 1, e cila vendosi të pranojë ankesën e PSP-së dhe shqiptoi masën e paraburgimit të Sead Koçan, ka qenë vendim kundër ligjit, i njëanshëm dhe subjektiv”, deklaroi ish ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Mihajllo Manevski.

Manevski shtoi se çështja është bazuar mbi shkelje të ligjeve për procedurë penale. Sipas tij, gjykatësja Gordana Spiroska ka paralajmëruar në lidhje telefonike prokuroren Kativa Janeva për vendimin e saj për të arrestuar të dyshuarin Sead Koçan.

Ai gjithashtu tha se Ligji për procedurë penale përmban rregulla tjera të veçanta për sjelljen e vendimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat