Todorov: Me projektin “Vizita shtëpiake” janë vizituar 250 mijë persona

Maqedonia

Todorov: Me projektin “Vizita shtëpiake” janë vizituar 250 mijë persona

Më: 12 mars 2017 Në ora: 15:37
Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov

“Është zbuluar diabeti tek 3-5% nga gjithsej 250 mijë qytetarë të cilët janë vizituar nga ekipet mjekësore në kushte shtëpiake gjatë tre viteve të fundit përmes projektit “Vizita shtëpiake”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Ai gjithashtu tha se pacientët e sapozbuluar me nivele të rritura të yndyrërave janë rreth 2% nga të vizituarit e përgjithshëm.

“Në dy raste janë detektuar pacientë me vlera shumë të larta të sheqerit në gjak, me çrast menjëherë thirret Ndihma e Shpejtë mjekësore, ndërsa pacienti transportohet në Spitalin më të afërt me qëllim të intervenimit me kohë”, deklaroi Todorov.

Projekti “Vizita shtëpiake” zbatohet në pajtim me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat