Avokati i Koçan ka kërkuar heqjen e vendimit për paraburgim

Maqedonia

Avokati i Koçan ka kërkuar heqjen e vendimit për paraburgim

Më: 13 mars 2017 Në ora: 09:58
Sead Koçan

Edhe pse Prokuroria Speciale Publike tani kërkon nga institucionet tjera gjyqësore në Maqedoni që të gjendet dhe të burgoset sipërmarrësi Sead Koçan, avokati i tij ka kërkuar heqjen e vendimit për paraburgim.

Koçan është në arrati dhe shteti ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar dhe vendor për ta gjetur biznesmenin me përkatësi boshnjake.

Avokati i Koçan, Nikolla Dodevski, dje ka informuar mediat se ka plotësuar kërkesën që të hiqet vendimi për arrestimin e klientit të tij.

Përndryshe, Koçan akuzohet për keqërdorimin e 17 milionë eurove në bashkëpunim me një kompani tjetër për një tender të hapur për sigurimin e lëndës së parë për punën e Elem Sha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat