OBRM-PDUKM vazhdon insistimin që LSDM mos ta pranojë Deklaratën e partive shqiptare

Maqedonia

OBRM-PDUKM vazhdon insistimin që LSDM mos ta pranojë Deklaratën e partive shqiptare

Më: 13 mars 2017 Në ora: 10:05
OBRM-PDUKM

Partia e Nikolla Gruevskit edhe një herë sot ka vazhduar me insistimin për të bindur LSDM-në e Zoran Zaev që mos e pranojë deklaratën e partive shqiptare në Maqedoni.

”Në mes Deklaratës së Tiranës dhe interesat e shtetit dhe të popullit të vet, i faluri Zoran Zaev e zgjedhi Deklaratën e Tiranës, që do të thotë përzierje direkte në punët e Republikës së Maqedonisë. Ne jemi të gatshëm që të mbështesim LSDM-në në qeverinë e tij vetëm që ai të heq dorë nga Deklarata e Tiranës dhe pasojat katastrofale që vijnë nga kjo Deklaratë.” thonë nga OBRM-PDUKM. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat