PSP e ka pranuar ankesën e palës mbrojtëse për arrestimin e Sead Koçan

Maqedonia

PSP e ka pranuar ankesën e palës mbrojtëse për arrestimin e Sead Koçan

Më: 13 mars 2017 Në ora: 15:11
Prokuroret speciale

PSP njofton se deri tek ata është dorëzuar ankesa e palës mbrojtëse kundër vendimit për shqiptimin e masës së paraburgimin për të dyshuarin në rastin “Trust”.

PSP gjithashtu informon se në korniza të afatit ligjor prej 24 orëve, ata do të dorëzojnë përgjgije ndaj ankesës.

Përndryshe, ankesa e palës mbrojtëse ka të bëjë me urdhër-arrestin e brendshëm dhe ndërkombëtarë për të dyshuarin e parë në rastin “Trust”, Sead Koçan.

Avokati Nikolla Dodevski e ankimoi  vendimin për arrestim të Koçanit i cili tashmë katër ditë nuk është i kapshëm për organet e rendit.

Dodevski dje deklaroi se pret vendim nga Gjykata e Apelit.

“Në fillim, mbrojtja e të dyshuarit dorëzoi ankesë kundër vendimit për përcaktimin e masës për paraburgim që na u paraqit vetëm disa orë më parë. Gjykata Themelore është e detyruar menjëherë ta dorëzojë lëndën te Gjykata e Apelit, ndërsa vendimi i Gjykatës së Apelit do të dorëzohet në afat prej 48 orëve i cili skadon të dielën në orën 17 e 30, pa mundësi ligjore për zgjatjen e afatit, sepse afatet që janë parashikuar me orë nuk transferohen në ditën e ardhshme të punës”, deklaroi avokati Nikolla Dodevski.

Dodoevski, tha se Koçan është në udhëtim zyrtar dhe pret nga Gjykata e Apelit që të deklarohet për ankesën për vendimin për paraburgim. Por, Gjykata e Apelit thotë se nuk e kanë marrë lëndën nga Gjykata Themelore. Ata thanë se deri të premten, lëndë e tillë nuk ka arritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat