CIVIL: Të gjithë janë të barabartë para ligjit

Maqedonia

CIVIL: Të gjithë janë të barabartë para ligjit

Më: 13 mars 2017 Në ora: 15:59
CIVIL

OJQ Civil përmes një kumtese dënon gjuhën e urrejtjes në Maqedoni si dhe sulmet që i bëhen asaj, duke theksuar se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

“Civil – Qendra për Liri me vite po përballet me presione të ashpra dhe fushatë të zezë që kanë për qëllim për të fshehur të vërtetën për gjendjen e vështirë të të drejtave të njeriut për të cilat organizatat raportojnë në mënyrë të vazhdueshme për vite me rradhë. Kjo u drejtohet të gjithë atyre që me veprimet e tyre po përpiqen të dëmtojnë reputacionin dhe besimin e thellë që gëzon CIVIL nga publiku i gjerë, nga të gjithë qytetarët dhe qytetaret të Republikës së Maqedonisë. Sot ne po flasim drejtpërdrejt dhe publikisht, jo për shkak se këto fakte dhe qëndrime nuk janë të njohura, por që ata të mos harrojnë se nuk do të harrojmë javët e tyre kundër demokracisë, të drejtave të njeriut dhe kundër dinjitetit të numrit të madh të njerëzve në vendin tonë.

CIVIL dënon çdo akt të shkeljes së ligjeve dhe Kushtetutës, çdo lloj të gjuhës së urrejtjes, gënjeshtra dhe shpifje, pavarësisht nëse ai është kryetari i Maqedonisë, çdo lideri të partisë apo të mediumit. Kjo është dëshmuar shumë herë deri tani dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë. Ajo vlen për këdo që ka një lidhje me CIVIL, pavarësisht nëse është menaxher, anëtar, kontribues, mbështetës apo vëzhgues.

Të gjithë janë të barabartë para ligjit’, thuhet ndër të tjera nga CIVIL.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat