Tribunë shkencore në ITSHKSH për ‘Festat e kalendarit popullor’

Maqedonia

Tribunë shkencore në ITSHKSH për ‘Festat e kalendarit popullor’

Më: 14 mars 2017 Në ora: 14:56
Tribunë shkencore

Me rastin e shënimeve të festës së vjetër pagane, Ditës së Verës, sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u organizua tribuna shkencore “Festat e kalendarit popullor”.

Në hapje të tribunës, sekretari shkencor i ITSHKSH-së, Sefer Tahiri, theksoi rëndësinë e përkujtimit të këtyre festave, të cilët çdo ditë e më tepër po mbulohen nga pluhuri i harresës.

Drejtori i Institutit, Skender Asani, tha se përmes këtyre organizimeve, ky institucion po kujdeset që traditat dhe trashëgimia jonë e pasur kulturore, të kenë vendin e merituar. Ai me këtë rast theksoi edhe rëndësinë e përkrahjes që viteve të fundit për Institutin jep Ministria e Kulturës, përmes projekteve vjetore me interes nacional.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, tha se ITSHKSH-ja po bën punë kolosale në drejtim të studimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë, prandaj edhe duhet të ketë më tepër mbështetje për këtë punë tepër fisnike dhe serioze.

Më pas punimet e tyre shkencore i prezantuan studiuesit: Izaim Murtezani “Festat pagane në cilësinë e riteve të kalimit”; Bukurie Mustafa “Gjurmë të kalendarit kremtues popullor me prapavijë ortodokse në fshatin Patishkë të Karshiakës së Shkupit”; Nebi Dervishi “Ritet e motmotit në Strugë dikur dhe sot”, Mumin Zeqiri “Burimet ujore, rite e besime popullore rreth tyre me rastin e kremtes së Shëngjergjit ndër shqiptarët në Maqedoni”, Mustafa Ibrahimi “Rituale dhe ceremoni gjatë festës së Shën Gjergjit (Shiniergjit) në rajonin e Pellagonisë”; Emine Shabani “Etnopsikologjia dhe ritualet pagane të festave të motmotit”, Arlind Farizi “Kontributi i Neshat Mehmedit dhe Fadil Sulejmanit për realizimin e manifestimit “Karnavalet ilire të Bozovcës”; Rini Useini “Religjionet e vjetra te pasqyruara ne festat kalendarike popullore”; Esmije Vejseli “Festa pagane e Dit?s s? Ver?s n? fshatrat e Rek?s s? Ep?rme”; Neshat Mehmedi “Dita e luleve dhe Shën Gjergji në Malësinë e Sharrit (festa dhe rite pagane)”, dhe Besarta Reçica “Ritet e thirrjes se shiut”.

Punimet shkencore do të publikohen në një edicion të veçantë të revistës periodike “Scupi”, qëndron në kumtesën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat