Përplasje e ashpër në ASHAM për situatën politike dhe Deklaratën shqiptare

Maqedonia

Përplasje e ashpër në ASHAM për situatën politike dhe Deklaratën shqiptare

Më: 14 mars 2017 Në ora: 18:39
Akademia e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni (ASHAM)

Akademia e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni (ASHAM) sot ka mbajtur seancën e 50-të vjetore, në të cilën akademikët diskutuan ashpër për situatën aktuale politike në vend dhe Deklaratën e partive shqiptare.

Kryetari i ASHAM, Taki Fiti, deklaroi se ajo që ndodhi në 2016 dhe që po ndodh tani është përgjegjësi e politikanëve dhe se ata duhet t’i kthehen dialogut në institucione.

Akademiku ka sulmuar ashpër Deklaratën e partive shqiptare duke e cilësuar atë një dokument të rrezikshëm dhe projekt për siç tha ai Shqipërisë së Madhe.

“Përpjekjet e tanishme për zbatimin e dygjuhësisë në të gjithë territorin shpijnë drejt shkatërrimit të karakterit krishter dhe ortodoks të popullit tonë dhe islamizimin dhe shqiptarizimin e atdheut tonë”, tha Maxhunkov.

Akademikja Katica Çufllikova vlerësoi se akademia nuk duhet të përfshihet debatin për platformën shqiptare, që sipas saj po përdoret nga OBRM-PDUKM-ja për të fshehur krimet e kryera gjatë pushtetit.

“Vlerësoj se bëhet fjalë për manipulim të rëndë që bën VMRO-ja ose e cila mund të ketë krijuar platformën e partive shqiptare me qëllim që të mbajë pushtetin dhe të amnistohet nga krimet e bëra që nuk janë vetëm financiare”, deklaroi akademikja Katica Çufllikova.

Qëndrimet e Maxhunkovit i dënuan edhe akademikët shqiptarë. Sipas Alajdin Abazit, këtë nuk guxon ta bëjë një akademik dhe ju bëri thirrje akademikëve të tjerë të distancohen nga këto qëndrime.

“Këtë nuk guxon ta bën një akademik, duhet të distancohemi të gjithë këtu. Unë personalisht distancohem. Mendoj se të gjithë ne duhet të distancohemi nga këto qëndrime”, tha akademiku Alajdin Abazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat