Rriten çmimet shitëse në industrinë e Maqedonisë

Maqedonia

Rriten çmimet shitëse në industrinë e Maqedonisë

Më: 15 mars 2017 Në ora: 13:05
Ilustrim

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), çmimet shitëse të prodhimeve industriale në Maqedoni në muajin janar janë rritur për 0.4%, në nivel mujor, si edhe 3.1% në nivel vjetor.

Rritja e çmimeve është regjistruar në sektorin e xehetarisë dhe gurthyeseve (5.7%), industria e përpunimit nuk ka ndryshime, kurse furnizimi me energji elektrike, gaz, avullim dhe klimatizim ka rritje prej 0.7%, e gjithë kjo në nivel mujor.

Në nivel vjetor, rritje është regjistruar në xehetari, industri përpunimi, kurse ulje është regjistruar në furnizim me energji elektrike, gaz, avullim dhe klimatizim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat