Ofrohen grante për projekte për fëmijët me pengesa në shikim

Maqedonia

Ofrohen grante për projekte për fëmijët me pengesa në shikim

Më: 15 mars 2017 Në ora: 13:26
Ilustrim

Sot u nënshkrua marrëveshje ndërmjet USAID-it dhe Fondit ndërkombëtar të Lions klubit, për grante për përmirësimin e mundësive arsimore për fëmijët me pengesa në shikim dhe për parandalim të hershëm gjatë sëmundjeve të mundshme të syve.

Bëhet fjalë për një projekt gjashtëvjeçarë që ka filluar në vitin 2014, ndërkaq realizohet nga Universiteti i Evropës Juglindore. Projekti punon në rritjene e cilësisë dhe qasjes në shërbimet arsimore për fëmijët me pengesa në shikim, duke shtypur libra me alfabetin e Brajlit në gjuhët lokale, si edhe duke ofruar kontrolle falas të syve për fëmijët e moshave parashkollore.

Sipas medias, projekti ka tre përbërës: arsimi – janë hapur pesë qendra burimore në Shkup, Tetovë, Manastir, Veles dhe Shtip ku fëmijët me shikim të dëmtuar ndjekin orë plotësuese arsimore; mjekësia – 15 oftalmologë të shquar kryejnë skrining të syve për moshat parashkllore nëpër çerdhe fëmijësh; sociale – është hapur qendër për mbështetje të personave të pengesa në shikim në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat