Fletarreste të rrejshme për Pendarovskin, Tufegxhiqin dhe Bogoevskin

Maqedonia

Fletarreste të rrejshme për Pendarovskin, Tufegxhiqin dhe Bogoevskin

Më: 15 mars 2017 Në ora: 14:01
Fletarreste të rrejshme

Fletarrestë të rrejshme për deputetët Stevo Pendarovski, Ivana Tufegxhiq dhe Pavle Bogoevski nga LSDM sot janë gjendur në vende të ndryshme të Shkupit.

Në fletëpalosje nën fotografitë e deputetëve shkruan ‘Kërkohet për tradhëti’ nën çka janë vendosur ‘tradhëtitë’ që i kanë bërë.

Është shkruar se është pranuar dygjuhësia, federalizimi, angazhimet për pjesëmarrje të shqiptarëve në çështjen e emrit, ndryshimi i kartëmonedhave, himnit, flamurit, stemës, uniformat në polici dhe ushtri, si dhe ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë.

Kurse në profilin e saj në Facebook ka reaguar Tufegxhiq në lidhje me këto fletarreste, duke iu drejtuar personave që i kanë bërë këto se nuk ka nevojë prej fletëarreste dhe imagjinatë, gënjeshtrat tuaja kanë dalë në pah dhe deshifruar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat