Shilegov: Stabiliteti i Maqedonisë nuk duhet të varet nga interesat e Gruevskit

Maqedonia

Shilegov: Stabiliteti i Maqedonisë nuk duhet të varet nga interesat e Gruevskit

Më: 15 mars 2017 Në ora: 17:27
Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se stabiliteti i Maqedonisë nuk duhet të varet nga interesat personale të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. I pyetur se si i komenton thirrjet për tradhëti nga LSDM-ja, Shilegov tha se nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

Shilegov, konfirmoi takimin e mbrëmshëm me BDI-në, ku tha se kanë biseduar për çështje e thirrjes së Kuvendit.

“Gjithë partitë politike të cilat kanë deputetë në Kuvendin e Maqedonisë, duhet të angazhohen aktivisht që demokracinë të mos e nxjerrim në rrugë”, tha Shilegov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat