“Etnos”: Alarm në kufirin grek për shkak krizës në Maqedoni

Maqedonia

“Etnos”: Alarm në kufirin grek për shkak krizës në Maqedoni

Më: 15 mars 2017 Në ora: 19:31
Ilustrim

Edhe pse e gjithë vëmendja është e përqendruar nga lindja, megjithatë Athina, me shumë shqetësim i ndjek ngjarjet dhe rrezikun e destabilizimit të Maqedonisë, për shkak polarizimit dhe qorrsokakut të rrezikshëm politik në të cilin ndodhet vendi dhe që mund të çojë në luftë qytetare, shkruan gazeta greke “Etnos”.

Atmosfera në vend, sipas gazetës, çdo ditë e më shumë po elektrizohet, veçanërisht prej kur simpatizantët e VMRO-DPMNE-së, partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit çdo ditë marshojnë nëpër rrugët e Shkupit dhe në qytetet tjera dhe kërcënojnë se do t’i ndalojnë deputetët e partive tjera të hyjnë në Kuvend.

Deri tani kundërshtari kryesor i Nikolla Gruevskit, Zoran Zaev nuk i ka ftuar simpatizantët e vet të dalin në rrugë, nga frika e situatës së pakontrolluar. Pa durueshmëria në mes partisë së Gruevskit dhe partisë së Zaevit zgjat me vite, por vendimi i kryetarit Gjorgje Ivanov që të mos ia jep mandatin Zaevit për formimin e qeverisë për “shkaqe nacionale” kërcënohet që ta rifillojë konfliktin mes shqiptarëve dhe maqedonasve, që ka qenë “e ngrirë” me Marrëveshjen e Ohrit.

“Shkupi është ndarë dhe duket se nuk ka dalje, sepse të dy palët nuk hiqen nga pozitat e tyre. Intervenimet e BE-së dhe SHBA-së nuk çuan në zgjidhje, kurse nga ana tjetër, Moska i akuzon SHBA-në dhe BE-në, si dhe Shqipërinë për përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë”.

Gazeta shkruan se rreziku i destabilizimit në veri nga Greqia i detyron ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes në Athinë të ndërmarrin masa të domosdoshme për përforcim të kujdesit në kufirin verior, në vendin mes Lerin dhe Kostur. Brigada ajrore a armatës greke, e cila para disa muajsh ka bërë ushtrime në këtë rajon, tani është ftuar të përgatitet nëse ka nevojë, në afat prej dy orësh të transferojë anëtarë të forcave speciale, ndërsa në afat prej 6 muajsh njësi të blinduara të kufirit.

Përveç kësaj, policët e doganës janë ftuar t’i forcojnë kontrollet e vendkalimeve kufitare.

“Etnos” akoma publikon se ditët e ardhshme nuk e përjashtojnë mundësinë e bashkëpunim me të gjitha shërbimet sekrete të vendeve aleate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat