Çilimanov kërcënon Zaevin: Do të përfundosh në bagazhin e ndonjë veture

Maqedonia

Çilimanov kërcënon Zaevin: Do të përfundosh në bagazhin e ndonjë veture

Më: 16 mars 2017 Në ora: 13:40
Gazetari dhe redaktori në Agjencinë Informative të Maqedonisë, Cvetin Çilimanov

Gazetari dhe redaktori në Agjencinë Informative të Maqedonisë, Cvetin Çilimanov, i cili njihet si mbrojtës i politikave të OBRM-PDUKM dhe i kryetarit Nikolla Gruevski, përmes një postimi në Faebook-in e tij i ka parashikuar kryetarit të opizitës Zoran Zaevit se do të mbarojë në bagazhin e ndonjë veture përderisa nuk do të përmbush ndonjërin prej premtimeve që i ka dhënë.

‘Karagjoz të këtillë deri më tani në politikë nuk ka pasur. Plotësisht është e qartë se karriera do t’i mbarojë në bagazh të ndonjë veture për sa nuk do të arrijë të përmbushë ndonjë prej premtimeve të panumërta të cilat i ka dhënë deri më tani. Çështja është vetëm nëse ai që do ta drejtojë veturën e deponisë, do të jetë maqedonas, shqiptar, amerikan, italian’, shkruan Çilimanov në Facebook-in e tij.

Çilimanov ishte personi i parë që formoi Shoqatën ‘Stop operacioni Soros’, i cili kërkoi hetim të aktiviteteve të OJQ-ve dhe mënyrën sesi janë ndarë paratë nga fondacionet e jashtme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat