Dimitriev: BE-ja mund të kontribuojë edhe pa u përzier në punët e brendshme

Maqedonia

Dimitriev: BE-ja mund të kontribuojë edhe pa u përzier në punët e brendshme

Më: 16 mars 2017 Në ora: 17:36
Kryeministri teknik i Maqedonisë, Emil Dimitriev

Kryeministri teknik i Maqedonisë, Emil Dimitriev, në samitin e sotëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet në Sarajavë, porositi që bashkëpunimi mes vendeve është i patjetërsueshëm, ndërsa sipas tij, nuk duhet të ketë përzierje në punët e brendshme dhe duhet të respektohet sovraniteti dhe integriteti i çdo shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë samit përkrah Dimitrievit pjesëmarrës janë edhe kryeministrat e Bosnjës, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë, si dhe eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn dhe ministri i jashtëm italian Angellino Alfano.

Dimitriev gjithashtu tha se Maqedonia dhe vendet tjera të rajonit duhet të konsiderohen si partnere në ballafaqimin me pengesat që ballafaqohet BE-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat