Gjykata e Apelit konfirmon paraburgimin, Sead Koçan do të ndiqet

Maqedonia

Gjykata e Apelit konfirmon paraburgimin, Sead Koçan do të ndiqet

Më: 16 mars 2017 Në ora: 17:52
Sead Koçan

Gjykata e Apelit në seancën e sotme solli vendim me të cilin e vërtetoi paraburgimin si masë paraprake që më herët e solli Gjykata Penale.

Vendimi i mëhershëm i Këshillit Penal në Gjykatën Themelore të Shkupit, ishte me tre akuza, ndërsa tani pas vendimit të Gjykatës së Apelit është vetëm me një akuzë, për shkak të rreziku të arratisjes.

Sead Koçan prej kur e lëshoi vendin, avokati i tij njoftoi se ai është në udhëtim zyrtar për biznes dhe se vendimi për paraburgim nuk është i drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat