Selmani: Manojllovski të jetë kryetar Kuvendi

Maqedonia

Selmani: Manojllovski të jetë kryetar Kuvendi

Më: 17 mars 2017 Në ora: 08:59
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani ka dhënë mendimin e vetë në lidhje me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë duke thënë se nëse i njejti ju jepet shqiptarëve, atëher zgjidhje më e mirë do të ishte të jetë deputeti i BDI-së, Branko Manojllovski.

”Përflitet se kryetari i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë do të jetë një shqiptar. Kandidat më të mirë për këtë funksion se sa deputeti i Rekës së Gostivarit, Branko Manojllovski, shqiptarët nuk kanë.”
”Manojllovski, një shqiptar i krishterë për momentin është figura më integruese mes maqedonevë të krishterë dhe shqiptarëve mysliman. Ai është ilaçi më i mirë kundër politikës nacionaliste pansllaviste të Gruevskit.
Shumica e shqiptarëve të Maqedonisë janë mysliman dhe me këtë gjest do ta lajmë borxhin ndaj vëllëzërve tanë të krishterë. Pakujdesia e jonë bëri që ata të tëhuajsohen!”
”Nga fjala në vepër do të përdëftojmë para botës së qytetëruar se edhe mes shqiptarëve të këtyre anëve frymon mirëkuptimi ndërfetar. Manojllovskin e dua kryetar të Kuvendit edhe për cilësitë e tij si njeri, si qytetar. I mençur, i urtë, i zgjuar dhe i çiltër.”
”Demokrat me bindje, i kalitur në vendin më demokratik në botë. Kapitalist i dëshmuar, i cili me punën e ndershme ka ndërtuar jetën e familjes së tij.
Si dhuratë nga Perendia! Xha Branko kryetar!” ka shkruar Selmani mbrëmë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat