LSDM sot do të dorëzojë edhe një herë iniciativën për rinisjen e punës në Kuvend

Maqedonia

LSDM sot do të dorëzojë edhe një herë iniciativën për rinisjen e punës në Kuvend

Më: 17 mars 2017 Në ora: 10:04
Kuvendi i Maqedonisë

Pasi dje u refuzua kërkesa e LSDM-së për të rinisur punën e Kuvendit, edhe sot kjo parti do të dorëzojë kërkesën e re, të plotësuar sipas kërkesave të Trajko Veljanoskit.

Iniciativa e re do të dorëzohet me 67 nënshkrimet të cilat u përdorën edhe për kërkimin e mandatit nga kryetari Gjorge Ivanov.

Nga kabineti i Kuvendit të Maqedonisë informojnë se edhe pas dorëzimit të kërkesës së re nga LSDM-ja me 67 nënshkrime, me ligj dhe me rregullore të shtëpisë ligjvënëse nuk ka ndonjë detyrim për kryetarin aktual që ta thirr vazhdimin e seancës këto ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat