Ibrahim: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit garanton përmbushjen e të drejtave të komuniteteve tjera me pakicë

Maqedonia

Ibrahim: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit garanton përmbushjen e të drejtave të komuniteteve tjera me pakicë

Më: 17 mars 2017 Në ora: 13:21
Enes Ibrahimi

Kur do të analizohet raporti i Ministrisë për shoqëri informative dhe administratë, qartë shihet se deri në vitin 2016 turqit tërësisht janë harruar që nga implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, ka reaguar sot Enes Ibrahimi, deputetë dhe sekretarë i përgjithshëm i Partisë për Lëvizjen e Turqve (PLT).

‘Sipas statistikave zyrtare, gjithsej 145 mijë qytetarë kanë marrë rrogë nga buxheti shtetëror, përderisa përsëri pjesëmarrja e komunitetit turk është vetëm 1.61%. Kjo do të thotë se në administratë gjithsej ka 1.781 qytetarë nga komunitetit turk. Për shkak të faktit se Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar në mënyrë transparente dhe të drejtë, për fat të keq, turqit nuk janë të përfaqësuar në administratën publike shtetërore’, thekson Ibrahimi ndër të tjera.

Ai më tej shton se janë të nevojshme reformat me të cilat do të mundësojnë zbatim të drejtë të Marrëveshjes së Ohrit në lidhje me numrin pakicë të komuniteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat