Kocijançiq konfirmon vizitën e Hahn, Kukan, Vajgl dhe Fleckenstein në Maqedoni

Maqedonia

Kocijançiq konfirmon vizitën e Hahn, Kukan, Vajgl dhe Fleckenstein në Maqedoni

Më: 17 mars 2017 Në ora: 16:36
Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq

Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq, ka konfirmuar vizitën e eurokomisionerit Johannes Hahn, së bashku me tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Ivo Vajgl dhe Knut Fleckenstein.

Sipas Kocijançiq, Hahn dhe eurodeputetët do të takohen me përfaqësuesit e të gjitha partive politike, si edhe me kryetarin Gjorve Ivanov. Ata, sipas saj, do ta ritheksojnë porosinë e BE-së që të respektohet rezultati zgjedhor dhe të mundësohet proces demokratik dhe formim i qeverisë së re që do të vazhdojë me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

Zëdhënësja e KE-së nuk ka deklaruar asgjë nëse përgatitet ndonjë marrëveshje e re, por ka ritheksuar zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat