Rasti “Koçan”, biznesmeni mund ta blejë lirinë

Maqedonia

Rasti “Koçan”, biznesmeni mund ta blejë lirinë

Më: 17 mars 2017 Në ora: 19:23
Sead Koçan

Policia ende nuk e di vendndodhjen e biznesmenit, Sead Koçan. Ndonëse fletë- arresti ndërkombëtar është në fuqi, Ministria e Brendshme deri tani nuk ka informacione se ku ndodhet ai. Një ditë më parë Gjykata e Apelit e konfirmoi paraburgimin për pronarin e televizionit Nova. Megjithatë, Gjykata më e lartë pranoi një pjesë të ankesës së avokatëve të tij. Për Apelin është jorelevante se kur është bërë ndryshimi i pronësisë së “Transmetit” dhe nëse ndryshimet kanë ndodhur disa ditë para se Koçanit t’i caktohet masa e paraburgimit.

Ligji për Procedurë Penale, Neni 179
(1) I akuzuari që duhet të vendoset ose tashmë është vendosur në paraburgim, vetëm për shkak të frikës se do të arratiset, mund të lirohet nëse ai personalisht ose dikush tjetër jep garanci për të se nuk do të arratiset deri në fund të procedurës penale.

(2) I akuzuari nga paragrafi (1) i këtij neni do të lëshohet pasi vendimi për garanci dhe dorëzimin e tij, të bëhet i plotfuqishëm.

Koçan mund ta paguaj garancinë me para në dorë, letra me vlerë, stoli ose gjëra të tjera të tundshme me vlerë të lartë. Përkundër rrethanës së këtillë lehtësuese, të punësuarit në “Transmet”, ndërmarrje në pronësi të familjes Koçan, edhe sot protestuan para Apelit. Ata porositën se paraburgimi për Koçanin do të shkaktojë problem social dhe se ekzistenca e 1200 punëtorëve vihet në pikëpyetje.

Biznesmeni dyshohet se ka formuar konsorcium dhe me dokumentet të rreme ka marrë tender për gërmim në TEC Manastiri në vlerë prej mbi 17 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat