Fundjavë programore për sipërmarrësit e rinj në Maqedoni

Maqedonia

Fundjavë programore për sipërmarrësit e rinj në Maqedoni

Më: 18 mars 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

Në kuadër të “Disajnit që shet” në dhomën publike do të mbahen ligjërata të eskpertëve të cilët do të ndajnë përvoja me prodhuesit dhe sipërmarrësit e rinj nga Maqedonia për punën dhe pozicionimin e brendeve të reja. Kjo fundjavë biznesi, sipas organizatorëve, është intervenim i dhomës publike në pikëpamje të nxitjes së sipërmarrësve të rinj në Maqedoni dhe stimulimin e sektorit të dizajnit.

“Është zvogëluar numri i dizajneve të reja, është zvogëluar numri i studiove të reja të dizajnit, të rinjtë janë gjithnjë e më të pavendosur për të investuar në veten, kreativitetin e tyre dhe në njohuri. Por si është e mundur që një sipërmarrës i ri të mos besojë në aftësitë e veta. Nuk guxojmë të lejojmë që vetëm kapacitetet prodhuese dhe administrata të perceptohen si punëdhënës aktiv”, tha Aleksandar Velinovski, themelues i qendrës për dizajn “Dhoma publike” dhe javës së dizajnit në Shkup.

“Disajn që shet” është nën organizim të Dhomës publike dhe “Grow Up Academy” dhe mbështete nga Swiss Contact.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat