OBRM-PDUKM: LSDM-ja të largohet nga Deklarata e Tiranës

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja të largohet nga Deklarata e Tiranës

Më: 18 mars 2017 Në ora: 12:29
OBRM-PDUKM

“LSDM-ja të largohet nga Deklarata e Tiranës dhe realizimi i elementeve të saj, ndërsa OBRM-PDUKM-ja do t’i jep mbështetje të formjë qeverinë e re. Përderisa Zoran Zaev akoma mendon se elementet e Deklaratës së Tiranës duhet të pranohen, atëherë për të mos i mashtruar qytetarët, të pranojë zgjedhje parlamentare së bashku me lokale dhe t’i përfshijë elementete e Deklaratës në programin e tyre”, kanë përsëritur qëndrimin e tyre për të dalur nga kriza politike. Sipas OBRM-PDUKM-së, se Deklarata e partive shqiptare është e dëmshme e tregon edhe deklarata e Ziadin Selës, i cili ka deklaruar se në ministritë rajonale në Strugë, nuk do të ketë 20 ose 10% të punësuar shqiptarë, por 65% dhe se maqedonasit do të dalin si tepricë teknologjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat