Zjarret pyjore kaplojnë edhe një fshat të Koçanit

Maqedonia

Zjarret pyjore kaplojnë edhe një fshat të Koçanit

Më: 18 mars 2017 Në ora: 14:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njësia terriroriale kundër zjarrit në Koçan, sot doli me informacione për një zjarr të madh në pyje, i cili mbrëmë përfshiu edhe fshatin Kostin Doll.

“Pas flakëve që në orën 15:22 përfshinë terrenine Osogovisë tek fshati Kostin Doll, ekipi jonë me dy makina dhe pesë zjarrëfikës mori pjesë në fikjen e tij. Ky zjarr përfshiu 60 hektarë lisa në mal dhe 40 hektarë drunj tjerë. Zjarrin kemi arritur ta lokalizojmë natën vonë, për shkak se bëhet fjalë për terren të bjeshkëve të Osogovisë”, deklaroi Dame Jakimov, nga Njësia kundër zjarrit në Koçani.

Ai gjithashtu tha se në lokalizimin e zjarrit kanë marrë pjesë edhe dhjetëra banorë të fshatit Kostin Doll. Ndërsa për arsyet e zjarrit pritet që organet kompetente të dalin me njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat