Ilievski: Do të intensifikohen aktivitetet e “Për Maqedoni të përbashkët”

Maqedonia

Ilievski: Do të intensifikohen aktivitetet e “Për Maqedoni të përbashkët”

Më: 18 mars 2017 Në ora: 16:12
Bogdan Ilieski

Bogdan Ilieski, njëri nga organizatorët e protestave të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, sot deklaroi se aktivitetet e iniciativës nuk do të ndalen, por do të forcohen gjatë periudhës së ardhshme.

Protestuesit sot në protestat në Ohër, kërkuan të formohet platformë maqedonase në interes të Maqedonisë multietnike dhe të përbashkët, dhe jo të zbatohet dygjuhësi dhe shtet binacional dhe gjithë partitë të largohen nga Deklarata e Tiranës.

Ata gjithashtu kërkuan të mos zgjidhet kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, gjë që kërkohet me ngulm nga partitë shqiptare

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat