LSDM-ja nuk pret pengesa për zgjedhjen e kreyparlamentarit

Maqedonia

LSDM-ja nuk pret pengesa për zgjedhjen e kreyparlamentarit

Më: 18 mars 2017 Në ora: 16:38
Ilustrim

Një ditë pasi dorëzoi nismën për vijimin e seancës konstitutive të kuvendit, LSDM-ja shprehet e bindur se Komisioni për zgjedhje dhe emërime do të formohet të martën ndërsa pa vonesa do të zgjidhet e kryeparlamentari i ri.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski në emisionin 360 gradë zbardhi se brenda pak ditësh Zaev në takim me liderët shqiptarë do të vendos edhe për emrin e kreu të ri të legjislativit.

Përfliten emra nga të gjitha subjektet politike. Secila parti politike ka kandidat dhe dëshiron që ky post ti takojë partisë të cilës i takon. Pra kandidat ka edhe LSDM-ja, edhe Besa, BDI-ja, sigurisht edhe  Aleanca për shqiptarët por prapëseprapë politika nënkupton kompromis për atë që do të vendosin. Por më e rëndësishme është të kemi kandidat kredibil, kryetar i cili do të mund në mënyrë te denjë ta udhëheq parlamentin, të menaxhojë marrëdhëniet mes subjekteve politike, ta kthejë besimin te parlamenti – deklaroi Oliver Spasovski, Sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.

Protestat dhe kërcënimet e VMRO-së, Spasovski vlerëson se nuk do të mund të pengojnë zgjedhjen e institucioneve. Ai edhe një herë i bëri thirrje Ivanovit që të vetëdijesohet dhe respektojë obligimet kushtetuese për ndarjen e mandatit.

Askush nuk ka të drejtë në Maqedoni ta pengojë punën e kuvendit nëse i përmbush obligimet kushtetuese, ligjore dhe ato që dalin nga rregullorja. Një nga obligimet kushtetuese është zgjedhje e kryetarit të parlamentit. Prandaj është e pakuptimtë dikush të mendojë të bëj çfarëdo qoftë apo pamundësojë deputetët – tha Spasovski.

Nga LSDM-ja thonë se ende nuk kanë vendosur për përbërjen e qeverisë së re nëse marrin mandatin, ndërsa kërkojnë që në ekzekutiv përveç BDI-së dhe Aleancës të përfshihet edhe Lëvizja Besa. Por nga ky subjekt thonë se për pjesëmarrjen e mundshme do të vendosin vetëm pasi Zaev ta marr mandatin.

Ne presim që kryetari i LSDM-së ta merr mandatin për negociata për formimin të qeverisë dhe pastaj të ulemi dhe flasim dhe me mandatarin. Pa qenë të sigurt ne se hymë në një proces i cili do të ndihmojë shtetin, do ti ndihmojë shqiptarët, do ta ndihmojë këtë vend që sa më shpejtë të normalizohet ne nuk do të jemi pjesë e qeverisë. Ne do të bëjmë çmos, do ta shfrytëzojmë edhe momentin edhe grimcën më të vogël të mundësisë që pjesëmarrja jonë në një qeveri të mundshme do të jetë në dobi të gjithë qytetarëve – u shpreh Afrim Gashi, Lëvizja Besa.

Nga ana tjetër VMRO DPMNE-ja sot edhe një herë ka përsëritur qëndrimin e njohur tashmë se është e gatshme ta mbështesë LSDM-në në formimin e qeverisë nëse Zaev heq dorë nga platforma e shqiptarëve. Në të kundërtën partia e Gruevskit bën thirrje për zgjedhje të reja parlamentare të cilët do të organizoheshin siç thonë së bashku me ato lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat