Akoma asnjë gjurmë nga afaristi Sead Koçan

Maqedonia

Akoma asnjë gjurmë nga afaristi Sead Koçan

Më: 18 mars 2017 Në ora: 21:09
Sead Koçan

Edhe gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë informacione në lidhje me vendndodhjen afaristit Sead Koçan. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të konfirmuar paraburgimin për afaristin, ish prokurori Aleksandar Nakov thotë se ky vendim është i dyshimtë.

“Kushti i parë për arrati është pranuar, ndërsa edhe të tjerët janë miratuar nga mbrojtja dhe tani vijmë te një situatë të re, në kuptimin se qëllimi gjatë miratimit të vendimit, është çfarë do të ndodh më tej në aspektin e të drejtave të të akuzuarit. Cilat të drejta i takojnë të akuzuarit sipas ligjit për procedurë penale”, deklaroi ish prokurori Aleksandar Nakov.

Policia dhe interpoli 9 ditë të plota nuk mund ta gjejnë Sead Koçanin i cili thuajse paralelisht me miratimin e vendimit për paraburgim ka hyrë në Serbi. Ndërsa nga MPB-ja edhe sot dolën me përgjigje se nuk kanë informacione se ku gjendet i dyshuari i parë në rastin “Trust”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat