Ibrahimi i PDSH-së godet BDI-në, Aleancën dhe Besën

Maqedonia

Ibrahimi i PDSH-së godet BDI-në, Aleancën dhe Besën

Më: 18 mars 2017 Në ora: 23:58
Orhan Ibrahimi

Nënkryetari i PDSH, Orhan Ibrahimi ka goditur partitë nënshkruese të Deklaratës së Përbashkët – BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizjen BESA.

“Dokrra, mashtrues, gënjeshtar ! Edhe sot partitë që nënshkruan “deklaratën”, e komentuan prononcimin e LSDM-së, rreth të ashtuquajturës “deklaratë”.

Ato (partitë të ashtuquajtura shqiptare) thanë se nuk ka “program qeveritar” !?

1.Po, a i ka LSDM-ja, 67 nënshkrime (18 prej tyre janë shqiptar)?

2. A ishte prezentimi në mënyrë publike “programi i qeverisë së re”?

3. Po, a na thatë se “Ligji që e zyrtarizon gjuhën shqipe” e keni hartuar ju, nënshkrusit e mandatimit të qeverisë?

4. Po, a thatë se i keni harmonizuar të gjitha dallimet mes palëve ? E pra, pse po rreni bre, ç’farë zori keni ?! Edhe nëshkrues edhe s’jeni përpilues edhe jeni përpilues, të gjitha njikohësisht ! Do të ishte aq fëminore dhe aq perverse, por fakeqsia qëndron aty se nga kjo dhe nga këto mashtrues varet jeta dhe ardhmëria jonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat