LSDM: Shëndeti i qytetarëve do të jetë prioriteti i lartë për qeverinë e re

Maqedonia

LSDM: Shëndeti i qytetarëve do të jetë prioriteti i lartë për qeverinë e re

Më: 19 mars 2017 Në ora: 09:28
LSDM

LSDM-ja përmes një komunikate, thekson se qeveria e re reformuese do të kujdeset për shëndetin e qytetarëve dhe se sistemi i ri shëndetësor nuk do të bazohet në tendera, por në nevojat e qytetarëve.

“Anjëherë të mos përsëriten rastet e vdekjes së pacientëve, për shkak të interesave kriminale, të cilët sollën aparate të dëmtuara, me çka pacientët operohen nëpër korridore, foshjat dhe nënat vdesin nga mungesa e gjinekologëve, nuk ka trajtim për plagët, njerëzit trajtohen në institucione shtetërore të shkatërruara, qytetarët humbin jetën e tyre në makina të prishura të Ndihmës së Shpejtë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Ata gjithashtu thonë se kuadri i shëndetit publik do të jetë me kushte normale për punë dhe me pagë më të larta, ndërsa kurimi në spital për qytetarët do të jetë pa pagesë dhe për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat