Nesër fillon stina e pranverës

Maqedonia

Nesër fillon stina e pranverës

Më: 19 mars 2017 Në ora: 10:27
Ilustrim

Pranvera në hemisferën veriore do të fillojë nesër në orën 11:20, ndërsa në të njëjtën kohë në hemisferën jugore do të mbarojë stina e vjeshtës.

Dita e parë e pranverës në Maqedoni do të zgjasë 12 orë e 5 minuta. Dielli do të lind në orën 5:39, ndërsa do të perëndojë në orën 17:44. Ndërsa hëna, e cila është në katërshen e fundit do të dalë 18 minuta pas mesnate dhe do të perëndojë në orën 10:16.

Në fundjavën tjetër, në natën mes 25 dhe 26 marsit, do të fillojë matje verore e kohës, që do të thotë se akrepat e orës do të lëvizin një orë para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat