Sela: Maqedonasit nuk mund të më ndalin të futem në Parlament

Maqedonia

Sela: Maqedonasit nuk mund të më ndalin të futem në Parlament

Më: 19 mars 2017 Në ora: 10:36
Kryetari i LR-PDSH-së, Zijadin Sela

Kryetari i LR-PDSH-së, Zijadin Sela, në një intervistë në emisionin “Studion e Hapur” në gjuhën shqipe në TV Nova, ka pohuar se qytetarët të cilët po protestojnë për çdo ditë rrugëve të Shkupit dhe para Parlamentit, nuk do të mund ta ndalin atë të hy në Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka forcë e cila do të mund të më ndalonte të hy në Parlament dhe ta kryejë detyrën time si deputet, përpos qytetarëve të mi të cilët më kanë votuar. Sepse në momentin kur të vendosësh të bëhesh deputet duhet ta harosh pak vetveten dhe të përqendrohesh tek votuesit e tu. Pastaj kjo është punë e MPB-së, që t’i sigurojnë deputetët që të shkojnë në punën e tyre”, deklaroi Sela.

Sela poashtu ka pohuar se është në gjendje t’i japë përkrahje qeverisë së ardhshme, pavarësisht a do të jetë pjesë e saj apo jo./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat