VMRO-ja as të dielën nuk i ndalë sulmet ndaj Ziadin Selës

Maqedonia

VMRO-ja as të dielën nuk i ndalë sulmet ndaj Ziadin Selës

Më: 19 mars 2017 Në ora: 11:45
Ziadin Sela, VMRO-DPMNE

As edhe ditën e dielë, VMRO-ja e Gruevskit nuk i ka ndalur sulmet ndaj liderit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Në një komunikatë për media, VMRO akuzoi sot liderin e LSDM-së, Zoran Zaev se në mënyrë të heshtur po e miraton agjendën e Ziadin Selës për një shtet binacional.

“Ziadin Sela është njeriu që nga i cili varet shumica parlamentare e LSDM-së, dhe qeverisa e “Tiranës”  në krye me Zavin. Sela në fushatën zgjedhore para votuesve të tij u betua se nuk do të heq dorë që Maqedonia të shndërrohet në shtet binacional, ose në të kundërtën do të kërkojë federalizimin e shtetit. Të njëjtin, Ziadin Selën, e kemi dëgjuar edhe nga mitingjet zgjedhore në Gostivar ku betohet e do t’i dëbojë maqedonasit nga puna, si tepricë teknologjike me çka do të lirojë vende për shqiptarët. Tanimë një kohë të gjatë e shohim si Zaev në mënyrë të heshtur po miraton agjendën e Selës, vetëm që t’i marrë 3 nënshkrimet e tij në Kuvend, edhe përkundër deklaratave të Selës se nuk e pranon flamurin dhe himnin e Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat