Komuna Qendër: Trajanovski menjëherë ta largojë vendimin për ndërtimet në bregun e lumit Vardar

Maqedonia

Komuna Qendër: Trajanovski menjëherë ta largojë vendimin për ndërtimet në bregun e lumit Vardar

Më: 19 mars 2017 Në ora: 12:11
Komuna Qendër

Komuna Qendër e cila është nën udhëheqjen e Andrej Zhernovski nga LSDM, ka lëshuar një kumtesë në lidhje me punimet që po realizohen në shëtitoren e vjetër pranë bregut të lumit Vardar, në të cilën kërkon nga kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, menjëherë të tërheq vendimin për punimet. Nga Komuna Qendër thonë se Bashkia e Shkupit dhe OBRM-PDUKM-ja po tentojnë t’i shkelin ligjet dhe të manipulojnë qytetarët.

“Bashkia e Shkupit nën ingerencat e së cilës është bregu, sollën vendim joligjor për të uzurpuar shëtitoren dhe të bëhet rrugë servisore, që sipas planit urbanistik të detajuar nuk ekziston askund. Gënjeshtër është ajo se do të jetë përsëri shëtitore”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Komunës Qendër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat