Padi penale për punëdhënësin nga Kërçova që ka punësuar dy persona pa kontrata të punës

Maqedonia

Padi penale për punëdhënësin nga Kërçova që ka punësuar dy persona pa kontrata të punës

Më: 19 mars 2017 Në ora: 12:49
Ilustrim

Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprat penale “shkelje të së drejtës së marrdhënies së punës” stacioni policorë në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër N.L (37). I padituri, në kompaninë e tij, në kundërshtim me nenin 13 dhe 121 të Ligjit për marrëdhënie me punën, personave Z.GJ dhe G.M nga Kërçova, ju ka thyer të drejtën për nënshkrimin e kontratës së punës dhe pagesën e sigurimit shëndetësor.

I padituri, më 13 dhjetor 2015 ka angazhuar Z.GJ, ndërsa më 17 dhjetor 2015 i ka angazhuar si vozitës të takisve, por pa nënshkruar marrëveshje për punësim.

Në këtë mënyrë, punëtorëve taksist në vazhdimësi ju është thyer e drejta për marrëdhënie me punën dhe kyçje në sigurimin shëndetësor, u shpreh zëdhënësi i SPB në Ohër, Stefan Dimoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat