Komuna Qendër vendos të ndalohen punimet në bregun e lumit Vardar

Maqedonia

Komuna Qendër vendos të ndalohen punimet në bregun e lumit Vardar

Më: 19 mars 2017 Në ora: 13:04
Protesta

Inspektori i autorizuar i Komunës Qendër, me urdhër të kryetarit Andrej Zhernovski, ka dalur në terren për të konstatuar gjendjen faktike në fillimet e punimeve në rrugën e bregut tek Vardari, të cilat filluan me vendim të kryetarit të Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, i lëshuar më 31.12.2016.

“Inspektori i autorizuar solli vendimin për të ndaluar gjithë aktivitetet ndërtimore në breg. Në vendin e ndërtimit, siç parashihet me ligj, nuk ka tabelë informacione se kush është investitori, kontraktor dhe mbikëqyrës, nuk ka as të dhëna të miratuara teknike dhe për miratimin e punës përgatitore”, theksojnë nga Komuna Qendër.

Nga Qendra thonë se gjithë ky dokumentacion është i nevojshëm të posedohet dhe të shfaqet publikisht në faqe interneti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat