Donev: Jetojmë në demokraci të rrejshme

Maqedonia

Donev: Jetojmë në demokraci të rrejshme

Më: 19 mars 2017 Në ora: 17:49
Profesori universitar Dejan Donev

Profesori universitar Dejan Donev, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, deklaroi se ndarja e shoqërisë në të gjitha nivelet mund të jetë shumë e rrezikshme. Sipas tij, kjo mund të jetë e rrezikshme për arsye se bëhet fjalë për ndarje dhe jo për kohezion.

“Në çdo rast ndarja e tillë tregon një gjë shumë të tmerrshme. Ajo është pasojë e diçkaje, ndërsa ne duhet t’i kërkojmë arsyet. Ku është mangësia e gjithë kësaj? Ne jemi shoqëri në të cilën në mënyrë paradoksale para 25 viteve jemi rrahur që të jemi të pavarur dhe çfarë tani me këtë? Pasi që nuk e dini se çfarë është liria, ju faktikisht braktisni një sistem të vlerave, ndërsa nuk vini me të ri. Ndarja është drejtpërdrejt rezultat i mungesës së asaj shkalle aksiomologjike, cila para cilës vlerë, cila është themelore ndërsa cila në krye”, tha profesori universitar, Dejan Donev.

Duke folur mbi gjuhën e urrejtës, Donev ka thënë se pasojat e saj janë shumë të tmerrshme, jo vetëm për individin por edhe për gjithë shoqërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat