Kush mund të jenë kandidatët shqiptarë për kryetar të Parlamentit

Maqedonia

Kush mund të jenë kandidatët shqiptarë për kryetar të Parlamentit

Më: 19 mars 2017 Në ora: 21:36
Foto arkiv

Disa ditë para seancës së thirrur të Kuvendit, në lojë janë disa kandidatura për kryetar të Kuvendit. LSDM ka bërë të ditur se të gjitha partitë që kanë dhënë nënshkrimet për formimin e Qeverisë kanë mundësi të bëjnë propozimet e tyre për kryetar të Kuvendit. Por siç mësohet kandidatët e BDI-së janë ata që më së shumti do të mund të marrin dritë jeshile nga LSDM, por edhe Aleanca për Shqiptarët.

Në fund kandidati shqiptar do të marr edhe votën e deputetëve të Lëvizjes BESA dhe PDSH, bëjnë të ditur burime partiake, pasi që nuk mund të mos votohet një kandidat shqiptar për herë të parë për postin e kreut të Kuvendit.

Në lojë nga BDI janë: Talat Xhaferri dhe Branko Manojlovski, deputeti shqiptar ortodoks.

Ndërkohë, nga Aleanca për Shqiptarët mund të propozojnë Ziadin Selën ose edhe Vesel Memedin.  Ndërsa edhe Lëvizja BESA në rast të propozimeve do të nxjerrë si kandidat liderin e tyre Bilall Kasami. Por nga kjo parti kanë mohuar këto zëra duke thënë se nuk ka vendim rreth kësaj dhe se do të flitet për këtë atëherë kur kjo çështje vjen në rend dite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat